Laboratori i drogës/ Sa vite burg kërkohet për grupin e Avdylajve

SPAK ka dhënë ditën e sotme pretencën për laboratorin e heroinës që u zbulua në Has më 18 tetor të dy viteve më parë.

E njohur si dosja '339', pas dy viteve hetime organi i akuzës ka konkluduar me kërkesën për dënimin e të akuzuarve. Në seancën e radhës është mbrojtja më pas do të jepet vendimi për të akuzuarit, një pjesë të të cilëve kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.

Ndërkohë që kjo dosje është e ndarë edhe në fraksione, teksa 339/1 po heton krimin zgjedhor.

Pretenca

-Gjevi Ndoka 8 vite

-Altin Avdyli 6.8 vite

-Esat Mehmeti 10 vite

-Petrit Suljemani 8 vite

-Sajmir Sulejmani 8 vite

-Hajri Seferi 10 vite

-Orges Jahoelezi 6.8 vite

-Shkëlqim Avdyli 4 vite

-Mario Zeqiri 4.8 vite

-Elton Shehaj 4.8 vite

-Ardit Gjyriqi 4 vite

-Admir Hoxha 12 vite

-Hekuran Hoxha 10 vite

-Vehbi Berushi 8 vite

-Anila Shuti 8 vite

-Xhavit Shyti 12 vite

-Flamur Çela 12 vite

Seanca e radhës për këta persona, ku mbrojtja do të paraqesë argumentet e saj do të mbahet në datën 21 Dhjetor.

Kujtojmë se në një laborator droge në fshatin Brenog të Hasit, u gjetën mbi 200 kilogràmë heroinë. Mbi personat e mërsipërm rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes të nàrkotikëve” trafikim i nàrkotikëve” prodhim dhe “tràfikim i lëndëve nàrkotike” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe orgànizatë kriminale.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria u evidentua se në laboratorin e kokainës në Has, vepronin disa grupe kriminale, ku mes tyre përfshihen Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Gjevi Ndoka dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani, të cilët dalin prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike.

Gjatë hetimeve të kësaj dosje kanë rezultuar të dhëna se disa shtetas ndër ta dhe Astrit Balliu ose Avdyli, merreshin me trafikimin e sasive të mëdha lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të shtetit Italian, dhe vendeve të tjera Europiane.