Aktori i njohur ndahet nga e dashura
Zac Efron thuhet se i ka dhënë fund romancës me Vanessa Valladares.
Ylli i Baywatch duket se i ka dhënë fund lidhjes me 25 vjeçares, pas pesë muajsh lidhje.
Një burim për gazetën The Sun tha se: “33 vjeçari ka nisur xhirimet për filmin “Gold” dhe distanca është bërë pengesë për dashurinë e tyre.”
Edhe pse ata festuan së bashku ditëlindjen e 33-të të Efronit në tetor, aktori i ka dhënë fund romancës së tyre.
Për këtë arsye, ata kanë vendosur t’i japin fund pa nisur ende bashkëjetesën.