Basha: Nuk kam qenë kurrë pjesë e një procesi kundër UÇK

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rrëzuar çdo pjesëmarrje e tij në një process kundër UÇK-së.

‘E thashë 3 herë këtë po në qoftë se ka nevojë ta themi 4 herë, kurrë në asnjë çast nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj procesi dhe nuk kam pas asnjë lloj aksesi në asnjë informacion hetim dosje që kishte të bënte me UÇK-në dhe ky është një fakt i pohuar po kështu nga zoti Williamson që ishte drejtuesi i departamentit të drejtësisë atëherë dhe më vonë kryeprokurori I EULEX-it e keni zoti Fevziu me zë dhe me figurë pohimin e tij dhe mund ta transmetoni.’