Immobile i lumtur me rikthimin në fushë

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është i lumtur me rikthimin në stërvitje dhe shërimin nga Covid-19. 30 vjeçari më në fund rezultoi negativ në testet për koronavirus.

Italiani përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se është i lumtur për rikthimin në fushën e blertë.

“Sa mrekullueshëm të jem sërish në fushë”, shkroi Immobile.

Ai tani pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Crotone, që zhvillohet këtë të shtunë.