Inter synon shkëmbim futbollistësh me PSG

A do të largohet Leandro Paredes nga Paris Saint-Germain muajt e ardhshëm? Verën e kaluar, në media u përfol për një shkëmbim të mundshëm me mesfushorin e Interit, Brozovic. Por shkëmbimi dështoi, pasi klubi parizian në fund zgjodhi Danilo Pereira. Këtë të enjte, “Gazzetta dello Sport” zbulon se Interi nuk ka hequr dorë nga mesfushori argjentinas.

I vlerësuar nga Antonio Conte, drejtuesit e klubit Lombard po përgatisin transferimin e tij verën e ardhshme. Kështu, një shkëmbim i ri mund t'i propozohet PSG-së, por këtë herë do t’i ofrohet Christian Eriksen.