U dëmtua me kombëtaren, Real Madrid tregon gjendjen e Sergio Ramos

Ndeshjet me Kombëtaret kanë lënë shije të hidhur te disa lojtarë. Kapiteni i kombëtares spanjolle, Sergio Ramos u zëvendësua të martën mbrëma në ndeshjen kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve (6-0) . Pra, në mënyrë të pashmangshme, Real Madrid kishte frikë për më të keqen për qëndërmbrojtësin e tyre.

Dhe lajmet sapo kanë mbërritur, teksa Reali do të sfidojë Villarreal të shtunën në La Liga.

"Pas testeve të kryera, shërbimi mjekësor i Real Madrid ka diagnostikuar  një tërheqje muskulore te Sergio Ramos, ” shpjegon “Casa Blanca” në një njoftim për shtyp . Një lajm shumë i keq për Zinedine Zidane, që përveç ndeshjes ndaj Villarreal do t’i duhet të bëjë pa kapitenin edhe në takimin ndaj Inter në Champions League.