FOTO/ Rita Ora është fejuar me Romain Gavras?

Mediat e huaja thonë se Rita Ora është fejuar, pasi është parë me një unazë në gisht.

Ajo ishte me të motrën dhe me disa shoqe të saj, teksa paparacët kanë fotografuar unazën diamanti në gisht gjatë një darke.

Këngëtarja me famë botërore, është në një lidhje prej 6 muajsh me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. 

Ata kaluan pushimet së bashku, por janë kujdesur që të mos shfaqen shpesh me njëri tjetrin. /K.H/Syri.net/