", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/17/auto_AP202607557656291600338073.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

VIDEO/ Aligatorët ‘pushtojnë’ Alabaman pasi Uragani Sally i solli me vete

Uragani Sally  duket se ka sjellë më shumë sesa erëra të ashpra, përmbytje dhe një stuhi të rrezikshme.

Banorja e Alabama , Tina Bennett, kapi në video një aligatori gjigand duke notuar në ujë pak jashtë shtëpisë së saj në Gulf Shores të Mërkurën.

"O zot, kjo është jashtë dritares tonë!" Bennett thirri në videon e postuar në Tëitter nga meteorologu i ËKRG-TV Thomas Geboy. "Është një aligator 10 ose 12 metra!"

Uragani Sally solli erëra me shpejtësi rreth 105 mph dhe ishte një stuhi e kategorisë 2 sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC).

Deri tani një person ka humbur jetën dhe janë shpëtuar qindra të tjera nga përmbytjet e mëdha që në disa pika arrijnë deri në 1.5 metra.

Uragani ka një veçori se lëviz shumë ngadalë ndërsa shkarkon të gjithë fuqinë e tij.

Reshje të mëdha shiu që duan 4 muaj të bien uragani Sally i ka shkarkuar brenda 4 orëve.