OBSH: Mos e ktheni Covid 19 në ‘futboll politik’

Një nga ekspertët më të mirë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka kërkuar nga të gjithë aktorët politik që të jenë të kujdesshëm më mesazhet e tyre mbi pandeminë duke u referuar deklaratave të Trump një ditë më parë.

 Robert Redfield I cili është dhe Drejtori I Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive në SHBA tha se një vaksinë kundër koronavirusit do të jetë e përhapur gjerësisht në mesin e 2021.

Ndërsa presidenti Trump e ka cilësuar Redfield si ‘të hutuar’ nga pyetja pasi vaksina do të jetë gati brenda disa javëve.

“Është e rëndësishme që të kemi mesazhe të qëndrueshme nga të gjitha nivelet ata duhet të jenë si rezultat I bashkëpunimit qeveri-shkencë” tha Mike Ryan ,eksperti i OBSH-s.