Zyrtare/ Altin Bytyçi vihet nën urdhrat e Gegës, mbrojtësi firmos për tre vite me Kukësin
Altin Bytyçi kthehet te Kukësi. Mbrojtësi i formuar në skuadrat zinxhir të nënkampionëve të Shqipërisë ka firmosur kontratë afatgjatë, pasi konsiderohet element me perspektivë. Pasi provoi disa eksperienca në Shqipëri me Laçin e Besën dhe në Kroaci me Medjimurjen, futbollisti kosovar vihet nën urdhrat e Skënder Gegës.
Njoftimi i Kukësit:
“Altin Bytyçi e?shte? zyrtarisht futbollist i Kuke?sit. Mbrojtësi 19-vjeçar ka firmosur sot kontratën 3-vjeçare me skuadre?n tone?, duke u rikthyer edhe një herë tjetër. Bytyçi është një prodhim i akademisë sonë, duke qenë pjesë e ekipit të moshave. Më pas, u largua për të firmosur me Laçin. Pas Laçit, Bytyçi ka provuar veten me Besën e Pejës, por edhe në kampionatin kroat me Medjimurjen. 19-vjeçari është gjithashtu pjesë e Kosovës U-19!
Bytyçi është bashkuar në Elbasan me ekipin në grumbullim, teksa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Wolfsburgut!
Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Bytyçi! Mirë se vjen Altin!
Skeda e Lojtarit:
Emri: Altin Bytyçi
Mosha: 19 vjec?
Kombe?sia: Shqiptar
Pozicioni: Mbrojtës
Klubet e mëparshme: Kukësi U17, Laçi, Besa Pejë, Medjimurje.”