Fotografi i parë me ngjyrë i Vogue krijon kopertinën unike në nder të Black Lives Matter

I pari burrë me ngjyrë që fotografoi kopertinën e revistës Vogue në historinë e saj një shekullore, kapi në foto yllin e Manchester United Marcus Rashfor për një speciale me temën e lëvizjes Black Lives Matter.

Futbollisti ndau foto të kopertinës në Twitter dhe tha se ishte mirënjohës që po njihej për fushatën e tij në mbrojtje të fëmijëve në nevojë.

Rashford shfaqet në kopertinë së bashku me aktivisten e shëndetit mendor dhe modelen Adwoa Aboa.

Fotot e Rashford dhe të aktivistëve të tjerë u kapën nga Misan Harriman, fotografi i parë me ngjyrë që punon për kopertinën e Vogue.