Arta Elezaj pozon me veshjen luksoze, zbulohet shuma marramendëse e saj

Arta Elezaj u bë e  njohur që në serialin ‘O sa mirë’ dhe që prej përfundimit të tij, modelja merr shpesh vëmendjen e publikut me paraqitjet e saj luksoze.

Ndonëse nuk ka ndonjë punë të konfirmuar, ajo nuk po i ndal shpenzimet marramendëse në veshje e aksesorie, me çfarë ka marrë vëmendjen sërish.

Arta ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet e veshur mjaft luksoze dhe faqja “What They Wearin” ka publikuar çmimin e kësaj veshjeje të bukuroshes si dhe të orës që mban në dorë.

Kostumi ‘Gucci’ që ajo ka zgjedhur kushton rreth 2500 euro, ndërsa ora ‘Hublot Big Bang Portocervo’ kap shifrën e një veture 31 mijë eurove.