‘Çdo ndeshje si finale për Tiranën’, Emanuel Egbo flet për mediat në Nigeri: Kur e mora ekipin...

Emanuel Egbo është njeriu që po çon Tiranën drejt titullit kampion, teksa duket shumë afër, për shkak të rezultateve të shkëlqyera të arritura deri tani.

Nigeriani në një intervistë për mediat e vendit të tij ka shpjeguar çelësin e suksesit të tij te bardheblutë.

“Para së gjithash, gjithçka fillon me Zotin sepse Ai i jep hirin, Ai është faktori im dhe frymëzimi im, Ai më zgjodhi që ta bëja këtë punë për t’i sjellë lavdi emrit të Tij. Tirana ishte në vendin e tetë nga dhjetë skuadra  kur unë mora përsipër ekipin në dhjetor, ata shkarkuan trajnerët që filluan sezonin, unë isha trajneri i portierëve atëherë. Lojtarët ishin të rrëzuar plotësisht psikologjikisht dhe fizikisht kur unë e mora përsipër ekipin. Me stafin tim, ne i vendosëm ata në rrugën e duhur, filluam të fitojmë, kemi luajtur 16 ndeshje, kemi fituar 15 dhe barazuar një. Sa i përket kualifikimit në Ligën e Kampionëve, ne po marrim ndeshjet tona njëra pas tjetrës, fitojmë njërën dhe vazhdojmë me të tjerët. Nuk më pëlqen të bëj llogari matematikore, çdo ndeshje është si një finale për ekipin tonë, kjo është ajo që u thashë lojtarëve të mi”, u shpreh Egbo.