Dj Geek nuk mund të ‘jetojë’ pa Dafinën, çfarë po ndodh mes të dyve?

Ndarja e këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri nga Dj Geek, erdhi e papritur për të gjithë pasi dyshja shfaqeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Dafina tregoi se i duhej të bënte një zgjedhje midis punës dhe dashurisë e për të mos prishur harmoninë në punë vendosi t’i jepte fund lidhjes.

Megjithatë, ajo dhe Dj Geek kanë treguar se ruajnë një marrëdhënie mjaft të mirë, madje ai vazhdon ta mbështesë Dafinën në të gjitha projektet e sai. Ndërsa së fundmi një postim i Dafinës i ka konfuzuar të gjithë.

Ajo ka publikuar një video të Dj Geek dhe ka shkruar se ai nuk mund të jetojë pa të. Nëse është kjo një tregues i marrëdhënies së tyre të mirë apo një shkëndijë e re mes tyre, na mbetet të presim për ta kuptuar.