Do të kryeja 1500 testime në ditë/ Basha tregon planin e hapjes nëse do të ishte kryeministër

Kreu i PD, Lulzim Basha ka treguar në emisionin  “Opinion” strategjinë e tij për të hapur vendin pas izolimit nga pandemia COVID-19.

Basha theksoi se rritja e testimeve është një nga pikat më të rëndësishme për të nisur procesin e hapjes.

Nëse do të ishe kryeministri i Shqipërisë, çfarë plani hapje do kishit?

Do nisja që ditën e nesërme, të paktën 1500 testime në ditë. Do të ndryshoje strategjinë e testimeve ku do të testoheshin qytetarët më të ekspozuar. Kjo do të na tregonte shifrat reake të infektuarve. E dyta, do të pajisja të gjithë sistemin shëndetësor me mjaftueshmë pajisje, duke filluar me testime.

Absolutisht testet për imunitetin afat shkurtër dhe afat gjatë. Pajisjet mbrojtëse për mjekët për të gjithë mjekët në sistemin shëndetësor. Nëse këto masa do të kishin nisur kur i kërkuam ne, sot një pjesë e bizneseve do të operonin pa rrisk.