Makthi i fasonerive zbret në Elbasan/ Shoferi i autobusit punonte...

Elbasani shënon rritje të të infektuarve me koronavirus. Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar sot në këtë qytet

Rastet e reja janë zbuluar pas testimit të bërë në persona që kanë qenë të dyshuar. Mësohet se të infektuar kanë rezultuar një burrë 62-vjeçar, së bashku me gruan e tij.

Gazeta Panorama shkruan se burri ka qene shoferi autobusi i nje fasonerie. Për këtë arsye, dhe nga meraku për përhapjen e virusit, do të bëhen analizat e gjithë punonjësve të fasonerise dhe kontakteve.

Në total numri i të prekurve në Elbasan shkon në 18 persona.