Aheng gjatë pandemisë me të inkriminuarin, shkarkohen kreu i Forcave Speciale dhe i Burgut të Kosovës

Komandanti i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës, Amir Gërguri, është pezulluar nga detyra. Bashkë me të edhe një zyrtar i Policisë.

Tri ditë më parë ata kanë dalë në piknik me një person me dosje penale, Blerim Poterën. Përveç Poterës, ata shoqëroheshin edhe nga Nazmi Thaçi e Bedri Mustafa. Thaçi është vëllai i presidentit dhe Mustafa, vëllai i ish-deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka konfirmuar shkarkimin e këtyre dy zyrtarëve, raporton Koha. Qalaj ka thënë se arsye është sepse kanë shkelur masat e kufizimit të lëvizjes dhe se janë shoqëruar me një person me të kaluar kriminale.

Ai ka thënë se këtë rast e ka përcjellë në Inspektoratin e Policisë për hetim të mëtejshëm. Në këtë ‘aheng” ka marrë pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj.