Çfarë fati! E qëllojnë me pistoletë, silikoni i gjoksit i shpëton jetën 30-vjeçares

Mjekët në Kanada kanë botuar një rast të veçantë në revistën mjekësore Sage javën e kaluar. Ata shprehet se është një rast shumë i çuditshëm dhe bësojnë se është i pari i këtij lloji, ku implantet e gjirit të një gruaje 30-vjeçare i shpëtuan jetën duke ndaluar një plumb drejtuar drejt zemrës. Incidenti ka ndodhur në vitin 2018 në Toronto, Kanada.

Pasi u qëllua në gjoks, pacientia u dërgua në spitalin më të afërt. Ajo po fliste me ekipin mjekësor dhe nuk arrinim ta besonim se edhe pse ka marrë një plumb ajo ndihej aq mirë”, tha McEwen, një nga kirurgët.

Gruaja 30-vjeçare raportohet se kishte dalë një natë për t’u argëtuar dhe papritmas ajo u qëllua dhe ndjeu një dhimbje të prehtë dhe nxehtësi të fortë në gjoks.

Ekipi mjekësor zbuloi një plagë të vetme hyrëse në pjesën e sipërme të gjoksit të saj të majtë; shenjat e djegies përreth plagës treguan se gruaja ishte qëlluar në distancë të afërt.

Plumbi ishte nën gjoksin e saj të djathtë, pasi kishte hyrë në gjoksin e majtë, duke thyer një brinjë përpara se të ndalonte në anën e djathtë të zgavrës së saj të gjoksit.

"Zemra dhe mushkëritë janë në anën e majtë. Nëse plumbi do ta kishte goditur atë në gjoks, ajo do të pësonte një dëmtim shumë më të rëndë, ndoshta të rrezikshëm për jetën, por implanti ishte vendosur sipër zemrës dhe prandaj i shpëtoi jetën pacientes”, u shprehën mjekët e spitali.