U nisën për të parë botën, 2 anglezët bllokohen në Prizren nga koronavirusi: Patëm fat!

Prizren, Kosovë - Skocezi Mike Elm dhe  partnerjae dashura e tij Rosie Watson, të cilët po udhëtojnë nga Evropa në Azi për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës, janë bllokuar në Kosovë për më shumë se një muaj për shkak të mbylljes së kufijve të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Elm dhe Watson lejohen të dalin për 90 minuta çdo ditë për të marrë sendet më të domosdoshme në qytetin e Prizrenit dhe madje intervista e tyre me Reuters TV duhej të aprovohej nga autoritetet e Kosovës.

"Jam jashtëzakonisht me fat për vendin ku përfundova, është një qytet i bukur," i tha Elm,Reuters.

"Unë mund ta imagjinoj se do të ishte shumë më keq nëse do të isha vetëm këtu duke ngrënë  gishtat e duke mos pasur njeri për të debatuar dhe qeshur."

Elm, një 32-vjeçar nga Edinburgh, kishte planifikuar të pedalonte me biçikletën e tij 10,000 kilometra nga Austria në Mongoli për dy vjet, por ai kishte bërë vetëm 3.000 km para se të arrinte në Kosovë.