Apelimi i Neymarit: Koronavirusi nuk qarkullon, por …

Neymar është personi i radhës që i bashkohet komunitetit të madh të atyre që iu dërgojnë mesazhe tifozëve në këto momente të vështira që po kalon bota prej COVID-19.

Sulmuesi i PSG-së thekson se Koronavirusi nuk qarkullon, por janë njerëzit ata që e bëjnë këtë gjë, prandaj duhen respektuar rregullat e ekspertëve.

“Virusi nuk qarkullon, por janë njerëzit ata që qarkullojnë. Ndiqni këshillat e ekspertëve,” bëri thirrje braziliani.