VIDEO/ 200 makina përfshihen në aksident, 2 të vdekur e 70 të plagosur në Kanada

2 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga të cilët 9 në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti masiv ku u përfshinë rreth 200 automjete.

70 persona jnaë plagosur në një aksident ku u përfshinë 200 automjete në një autostradë të ngjeshur në një periferi të qytetit kanadez të Montrealit.

Dy njerëz ishin të bllokuar në makinat e tyre disa orë pas përplasjes, e cila ndodhi në orën 12.30 të Mërkurën në La Prairie, Quebec, tha Sgt Marie-Michelle Moore me Sûreté du Québec. Pothuajse çdo mjet që ishte në ato momente në rrugë është përfshirë në aksidentin zinxhiror”, ka thënë  zëdhënësi i policisë Michelle Moore.

Një pjesë e të plagosurve ndodhen në gjende kritike. Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqin automjete të shtypura, përfshirë këtu edhe një minibus dhe kamion që transportonte kimikate.

Shumica e automjeteve janë përplasur njëra pas tjetrës, derisa disa prej tyre kanë përfunduar jashtë rrugës, shkruan The Guardian.

Ministri i transportit të Quebec, François Bonnardel, tha në një konferencë shtypi se aksidenti ndoshta ishte shkaktuar nga kushtet e ndërprerjes në Autostradën 15.

"Njerëzit po udhëtonin, kishte erëra të forta ... dhe, papritmas, nuk mund të shikosh asgjë. Rruga ka të ngjarë të mbetet e mbyllur deri të enjten,'' tha ai.