Raiola u jep sinjal klubeve të Serie A: Italia është si shtëpi për Pogba

Menaxheri i famshëm i futbollit, Mino Raiola, i ka hedhur sërish “benzinë zjarrit” rreth të ardhmes së klientit të tij, Paul Pogba.

Ai pranoi se kampioni i botës është i gatshëm të kthehet te Juventusi pas përfundimit të këtij sezoni duke shtuar se Pogba e konsideron Italinë si shtëpinë e tij të dytë.

“Italia është si shtëpi për Pogbanë. Ai nuk do ta kishte aspak problem që të kthehej te Juventusi, por të shohim se çfarë do të ndodhë pas Kampionatit Europian. Paul dëshiron të luajë në nivele të larta, por ai nuk mundet dot ta shpëtojë Manchester United nëse ata ndodhen në situatë të vështirë”, deklaroi agjenti i shumë yjeve të futbollit.