Reciprociteti/ Haradinaj ‘zbardh’ Kurtin: Premtoi heqjen e taksës te amerikanët, veç me e mbrojt prej Ramushit

Në një situatë delikate siç ndodhet Kosova, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti  u ka premtuar amerikanëve heqje të takës nëse këta të fundit e ndihmojnë në përballje me vetë Haradinajn.

“Përshtypja mjepet mue që Kurti iu ka thënë amerikanëve që e heq taksën veç aman amortizomna Ramushin. Atë përshtypje e përfitova prej bashkëbiseduesve këtu. Është marre ashtu, është keq me ardhe puna dej aty. Me shku me thane i deshi pantollt veç me mbroni prej Ramushit. Jemi tu i bo dëm vendit e jo mue”, ka thënë Haradinaj, për RTK. 

Gjithashtu Haradinaj ka thënë se pushteti i ri në Prishtinë ka mobilizuar shumë ‘pa kurrizorë’ gjoja me shpjegu se pse reciprociteti është më i mirë se taksa. S’po të vjen marre more.. të ka dhunu gra , t’ka djeg të madh e të vogël e ti ka prish vorret… po do me ia jep 500 milionë me shku me ble armë në Rusi..”.

Duke iu lutur Kurtit në emër të sakrificës që ka bërë për Kosovën, Haradinaj ka thënë të mos e heq taksën, pasi sipas tij do të ngelet ‘cullak’.

“Ai ka një sakrificë për Kosovën. Ne emrinn të asaj sakrifice i bëjë thirrje të mos e heq taksën se ka me met deshë, cullak. Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë me mbetë deshë”, ka shtuar tutje.

Sipas Haradinaj, reciprocitetin ia ka ofruar menjëherë Serbia pasi e kishte vendosur taksën.

Lidhur me taksën, Haradinaj herët në mëngjesë i ka shkruar Kurtit edhe një letër ku i kërkonte që të mos e heqë taksën. Vendimin për taksë 100 % ndaj produkteve serbe, Haradinaj e kishte marrë në fundin e nëntorit 2018.