", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Insigne i kërkon falje vogëlushit që qau në stadium: Eja sërish...

Napoli është zyrtarisht në krizë.

Klubi i kaltër  humbi ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës me rezultatin 0-2 dhe zhgënjimi ishte i madh.

Një foto e shpërndarë gjerësisht ishte ajo kur kamera fokusoi i një djali të vogël, që po qante pasi ekipi i tij po humbiste.

Së fundmi është ylli i Napolit, Insigne, që bën një gjest të madh duke i kërkuar falje djaloshit për “fytyrën e keqe” e ekipit të zemrës që pa në fushë.

Ai i shkruan:

“Përshëndetje Mario. Më vjen keq për rezultatin dhe për lotët e tu, Të premtojmë se që tani e deri në fund, do të bëjmë një kampionat të madh dhe do të kthehesh të buzëqeshësh me ne”.