Punoi dy dekada kur vëllai ishte kryebashkiak/ Jep dorëheqjen kur vjen kryetarja e re, e emëruar po nga vëllai i saj
Punoi dy dekada kur vëllai ishte kryebashkiak/ Jep dorëheqjen kur vjen kryetarja e re, e emëruar po nga vëllai i saj
Dita e djeshme ka qenë e mbushur me dorëheqje dhe shkarkime, duke filluar nga drejtori i portit, kryetarja e Gjykatës dhe zëvëndësi i bashkisë.
Gjithashtu nuk ka munguar dhe dorëheqja e motrës së ish kreut të bashkisë, e cila ka punuar në Bashkinë e Durrësit për afro dy dekada.
Burime nga bashkia e konfirmojnë dorëheqjen e motrës së ish kryebashkiakut Vangjush Dako, Valbona (Dako) Qirjako, ndërsa nuk japin detaje në lidhje me dorëheqjen e saj.
Sipas burimeve konfidenciale bëhet me dije se largimi i saj ka të bëjë me konfliktet e njëpasnjëshme që kanë lindur mes ish kryebashkiakut dhe kandidates që ai e emëroi kryebashkiake.
Ky është një rast i veçantë, ku një motër punon me të vëllanë në një institucion shtetëror, ndërkohë që jep dorëheqjen kur vjen kryetarja e re, që është emëruar pikërisht nga vëllai i saj.
Sipas asaj që ka mësuar Syri.net, Valbona Dako, motra e Vangjush Dakos, ka qenë e punësuar në Drejtorinë Ekonomike të bashkisë më të madhe bregdetare në vend.