Juventus përmirëson të ardhurat, firmos një kontratë të re me Jeep

Po fiton në kampionat e Europë, por Juventusi nuk mbetet pas as me punën në zyrat e marketingut, pasi ka arritur të përmirësojë të ardhurat me 25 milionë euro, vetëm nga kontrata me prodhuesin e makinave Jeep.

Këta të fundit kanë vendosur të rinovojnë edhe për një tjetër sezon kontratën për të qenë në bluzën e bardhezinjve, por këtë herë do të paguajnë më tepër se 40 milionë euro, nga 16 që paguan për sezonin aktual.

Kujtojmë që bardhezinjtë prekën shifra rekord arkëtimesh për në Itali, pasi shkuan në më tepër se 600 milionë euro në sezonin 2018-2019, shifër kjo që pritet të rritet edhe më tepër në sezonin aktual.