Roma interesohet për mbrojtësin e Juventusit

Daniele Rugani nuk është në planet e trajnerit Maurizio Sarri për sezonin e ardhshëm, dhe mund të largohet nga Juventusi.

Sipas asaj që shkruan “Corsport”, interes për mbrojtësin italian ka shfaqur Roma, që e pëlqen shumë lojtarin.

Pas largimit të Manolas, te mbrojtja e Romës ka mbetur një boshllëk i madh dhe Rugani duket profili ideal për atë pozicion.

Pas afrimit të De Ligt te Juventusi reparti i mbrojtjes është i mbipopulluar dhe do të dëgjojnë ofertat për mbrojtësin e tyre.

Gjithashtu edhe Rugani dëshiron që të mos e humbasë Euro 2020 dhe mund të kalojë në një skuadër ku të aktivizohet më shumë, pasi mundësitë që të aktivizohet me bardhezinjtë janë shumë të pakta.