Milan-Benfica, formacionet zyrtare. Testi i dytë i kuqezinjve në SHBA

Milani do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë në “International Champions Cup”, përballë Benficës, në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tekniku Giampaolo në formacionin titullar të zgjedhur ndaj portugezëve, nuk ka aktivizuar asnjë nga blerjet e reja të verës, si Strinic apo Krunic, ndërkohë që vija e parë e sulmit përbëhet nga Suso, Castillejo dhe Piatek.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munchen në këtë turne miqësor, Milani u mund me shifrat e ngushta 1-0.

Formacionet

MILAN (4-3-1-2): G. Donaruma; Calabria, Musacio, Romagnoli, R. Rodriguez; Borini, Biglia, Calhanoglu; Suso; Castillejo; Piatek

BENFICA (4-2-3-1): Odysseas; Nuno Tavares, Rúben, Ferro, Grimaldo; Fejsa, Gabriel; Pizzi, Rafa, Taarabt; Seferovic