Statistika ‘ferri’ për Realin e Madridit, nuk do ta besoni sa gola ka pësuar!

Real Madridi e mbylli në mënyrën më katastrofë të mundshme përgatitjet parasezonale në kontinentin aziatik.

Së bashku me Zinedine Zidanen, lojtarët janë rikthyer në Madrid por bilanci i statistikave janë vërtet zhgënjyese.

Gjatë 3 ndeshjeve miqësore "Los Blancos", ka pësuar 2 humbje dhe vetëm një herë ka fituar, ka shënuar 6 gola por mbrojtja ka qenë katastrofë duke pësuar 12 gola.

Kujtojmë që Bajerni i Mynihut e mposhti me rezultatin 3-1, Atletico e deklasoi 7 me 3, ndërsa të vetmen ndeshje që madrilenët fituan ishte përballja me Arsenalin nga pika e bardhë e penalltisë.

Real Madridi në prag të sezonit të ri:

3 ndeshje

2 humbje

1 fitore

6 gola të shënuar

12 të pësuar

4 dëmtime.