‘Më ngacmoi nusja’, Erik Lloshi tregon momentet e sikletshme në dasmat ku këndon

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Erik Lloshi është ndër ata që kërkohet shumë për të kënduar në dasma e sidomos gjatë periudhë së verës.

I ftuar ditën e djeshme  në emisionin "Trokit", Eriku është pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse i ka pëlqyer ndonjëherë nusja e dasmës aq sa të kishte dashur ta kishte të tijën.

"Shiko, duhet të dish si të reagosh, duhet të jenë gjërat në rregull.

Ka ndodhur që nusja më kangacmuar, apo edhe të ftuara në dasma, me letra, më numrat e telefonit. Por unë i ndaj gjërat", u përgjigj Eriku.