Ibrahimovic mendon rikthimin në Europë, me gojën tij zgjedh skuadrën që dashuron!

Zlatan Ibrahimovic është shprehur i hapur për një rikthim në Europë.

Sulmuesi i LA Galaxy ka bërë të ditur se është i hapur për një rikthim në kampionatin holandez tek skuadra e Ajaxit të Amsterdamit.

Nuk bëhet fjalë për karrierën si futbollist, por për një post drejtues në klubin ku bëri hapat e para të karrierës profesionale.

“Normalisht, unë nuk kthehem tek skuadrat ku kam luajtur një herë, por ndoshta pas karrierës sime si futbollist, unë mund të bëhem drejtor tek Ajaxi i Amsterdamit” ka thënë Ibra për ‘De Telegraaf’.

“Do të bëja një punë më të mirë sesa secili që ulet aty aktualisht” ka shtuar ylli suedez i futbollit.

Ajax ka kompletuar një prej sezoneve më të suksesshme viteve të fundit, duke prekur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, si dhe duke u shpallur kampionë në Eredevisie dhe triumfuar në Kupën e Holandës.