FOTO/ Meghan Markle kritikohet keq për mënyrën si e mban djalin

Meghan Merkle nuk ka shumë kohë në statusin e mëmësisë ndaj edhe të gjithë mund ta thonë fort që të jesh nënë për herë të parë është një ‘profesion’ i vështirë të cilin duhet ta mësosh.

Duket se në shfaqjet e saj të para në publik syri kritik nuk ka mundur të shmangë mënyrën se si ajo mban në krahë Archien e vogël.

Dhe lumë kritikash ka rrjedhur mbi Markle. Gjatë ndeshjes së princit Harry në lojën “Polo”, Meghan së bashku me të birin, Archie ishin të pranishëm për të mbështetur Harry-n. Kjo ishte dalja e parë publike e Meghan-it vetëm me djalin. Në këtë event Meghan e mbajti gjatë gjithë kohës në krah të birin dhe menjëherë filluan kritikat për të në rrjet.

Ndjekësit në rrjetet sociale, sidomos nënat e kritikonin Meghan për mënyrën se si e mbante djalin.

“Duket sikur do t’i bjerë nga dora nga momenti në moment”,-shkruan një komentues. Ka edhe nga ata që e kritikojnë pse nuk i ka vënë kapele djalit për ta mbrojtur nga dielli.
Nga ana tjetër kishte edhe nga ata që e mbështesnin Meghan duke shkruar se ajo është nënë e re dhe po mësohet.