FOTO/ Kejvina masakrohet nga komentuesit: ‘Ishe yll pa b*thë, pa c*ca, sot je si trans’...

Kejvina Kthella, ka postuar një ditë më parë dy fotografi teksa pozonte nga një ambient kuzhine. Kejvina shfaqej e veshur mjaft seksi me një fustan ngjyrë bojëqielli. Fotografitë morën menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente. Ishin të shumtë ndjekësit, që i bënin komplimente për bukurinë dhe trupin perfekt, por kishte nga ata që nuk binin dakord me transformimin e saj si me magji brenda një viti.

Një komentues madje e ka akuzuar se ka bërë operacione plastike, i cili i shkruante: “Ishe yll pa b*thë, pa cica, siç të bëri nëna natyrë! Je bërë si trans tani, a nuk e sheh veten në pasqyrë”.

“Miaooooo”, replikon Kejvina, si për të thënë se nuk i intereson çfarë thotë. Por komentuesja pa një identitet të saktë i komenton sërish. “Vetëm mjaooooo di ti se andej nga je, s’di abc zogu, të rroftë b*tha plastike e buzët si viç”, i kundërpërgjigjej ajo. “Po deshe të tregoj sa miaooooooo bëj, po nxirre surratin, mos ha shit”, i shkruan Kejvina, duke u përgjigjur gjithë nervozizëm, shkruan Panorama Plus.

Replikat kanë qenë të forta dhe komentuesit të shumtë të cilët i kanë vënë, në dukje ndryshimin e pabesueshëm të pamjes në harkun e një viti, që, sipas tyre, është vetëm në sajë të operacioneve të shumta plastike që ajo ka bërë në portret dhe trup, duke theksuar sidomos zmadhimin e gjoksit dhe vitheve. Gjithmonë , krahasimin ndjekësit ia bëjnë me pamjen e saj në daljen e parë në ekranin e “Tv Klan”, ku, sipas tyre, ishte pa format që ka sot.