Griezmann: Do ta mbroj fanellën e Barcelonës më përkushtim

Bracelona, arriti të firmosë me francezin, Antoine Grieezmann, nga Atletico Madrid për shifrën e 120 milion euro. Griezmann, e dëshironte me kohë një  transferim tek skuadra katalanasve. Por vetëm ditën e djeshme gjithçka u bë zyrtare.

 Në lidhje me këtë transferim sulmuesi ka thënë fjalët e tij të para si lojtarë i kampionëve të spanjës:

“Babai im më ka mësuar se trenat nuk kalojnë vetëm një herë në jetë. Ka ardhur ora që të ta pranoj sfidën e një destinacioni të ri. Më në fund rrugët tona bashkohen. Do ta mbroj fanellën e Barcelonës me përkushtim dhe dedikim. Është momenti ynë, kjo është rruga jonë”., përfundoi i kënaqur blerja më e re e katalanasve