Bayern Munich 165 milion euro për zëvendësuesit e Robben dhe Ribery

Dyshja Robben dhe Ribery i thanë lamtumirë futbollit të luajtur në këtë fund sezoni. Të dy kanë lënë gjurmë tek ekipi i Bayern Munich duke e bërë të vështirë zëvendësimin e tyre.

Mirëpo bayerni duhet ta bëjë diçka të tillë dhe për t’i zëvendësuar ata dy lojtarë ka  menduar për emrat e Leroy Sane i Mancchester Cityt si dhe Nicolas Pepe i Lille. 165 milion euro kanë menduar bavarezët të shpenëzojnë për emrat e këtyre dy lojtarëve.

Konkretisht 90 milion euro për Sane dhe 75 milion euro për Pepe. Me këte goditje të dyfishtë bavarezët do të kishin dy të rinj për t’u patur frikë, dhe do të synonin triumfin në Champions League, pasi kampionatin gjerman kanë vite që e dominojnë.