FOTO/ Brenda ditëlindjes madhështore/ Torta e veçantë e vogëlushes Ajka nuk duhet humbur

Koha ka kaluar shpejt dhe Ajka e Besit dhe Xhensilës mbushi 1 vjeç.

Në këtë ditë të veçantë çifti zbuluan për herë të parë portretin ëngjëllor të vogëlushes e cila që ditën kur lindi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave.

Xhensila dhe Besi organizuan një festë me njerëzit e tyre më të afërt për ditëlindjen e Ajkës.

Me anë të postimeve në Instagram Xhensila ka zbuluar pamje nga ambienti, por edhe tortën e veçantë e cila është e bardhë ashtu sikurse qumështi, me një lopë, derën e një ferme dhe zbukurime të vogla shumë të lezetshme.

Për emrin e Ajkës, Besi është shprehur: "Vendosem te te quanim AJKA. Babai yt, qysh i vogel mezi priste qe Ija te ziente qumeshtin dhe fshehurazi ti vidhte AJKEN, si shija me e mire e femijerise".