VIDEO/ Ventspils mposht lehtësisht Teutën, letonezët pranë kualifikimit

Ventspils “shkërmoq” Teutën duke e mposhtur në shtëpi me rezultatin 3-0.

Skuadra nga Letonia është shumë pranë kualifikimit në raundin e dytë të Europa Leagues, por gjithçka do të vendoset në duelin e kthimit që do të luhet pas një jave në Durrës.

Vetëm 5 minuta iu mjaftuan vendasve për të gjetur rrugën e rrjetës me anë të sulmuesit Sergeiçuk, i cili godet bukur brenda zonës, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta në pjesën e parë, durrsakët nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Dy golat e tjerë për Ventspils i realizuan Ulimbasevs (78’) dhe Aiyegun (88’) të cilët pothuajse “hipotekojnë” kualifikimin në fazën tjetër.