'Çdo ditë e pyes Ramën, a e piu qumështin Zaho' (IRIQI bisedon me Alket Hysenin)

Iriqi:- Mbrëmë the se çunat e Fresshit të marrin gjak në vetull.

Hyseni:- U ngatërrova. Doja të thoja se na u shpif me këto mushkonjat në këto darka të nxehta,po na marrin gjak në vetull, o burrë.

Iriqi:- Se u kuptua si thirrje për luftë.

Hyseni:- Tani tamam për luftë jemi ne! Jemi të dhjerë, Iriq. E kupton se as 10% nuk na i varin. Po shyqyr që s’po del ndonjë parti e re se do kishim vajtur te 1%.

Iriqi:- Po pse doni të hiqni Metën atëhere?

Hyseni:- Po që të largojmë vëmendjen nga bojkoti. Ti e di se zhurma e një pordhe mbytet vetëm nga zhurma e një pordhe më të madhe.

Iriqi:- Besoni se do e shkarkoni?

Hyseni:- Po kush na pyet ne! Në grupin  e deputetëve socialistë lejohet veç kjo pyetje:”E piu qumështin Zaho apo jo?”  Kur na e bën Ruçi me kokë themi e paska pirë. Kur vjen Rama me sy të skuqur themi se nuk e ka afruar shishen as te buzët. Më tej lexojmë sms-të e Fugës. E me ato në mendje e në zemér shtyjmë orët e ditët

Iriqi:- Keni frikë se mos Meta e shpérndan parlamentin?

Hyseni:- Kemi shumë. Ndaj marrim në ceularl Monën çdo ditë:”Hë, do na mbajë edhe sot Ai?” Ama edhe ne po i dalim të keqes para.

Iriqi:- Si?

Hyseni:- Po ja,po i mbyllim kontratat PPP për rrugët. Po rrëmbejmë dhe ca gjëra për vete se kur fut dorën në mjaltë do lëpish gishtat se s’bën.

Iriqi:- Pse pati kaq bojkot të madh më 30 qershor?

Hyseni:- Në fakt grupi ynë si grup debilash po shfaqet. Merr njërin e përplas tjetrin. Unë po të isha psh lezhjan nuk votoja kurrë për Pjerin Ndreun. Polic hesapi. Lezha mbushur me poetë ne çojmë një të mangët nga mendja. Më solli në kujtesë Fred Pezën kur bënte fushatë në Peqin. O Zot, sa gomarllëqe që lëshoi. Por nuk vumë mend. Pas pesë vitesh u fredizuam të gjithë. U klonuam.

Iriqi:- Mund të japë Rama dorëheqjen?

Hyseni:- Ai gati është,por nuk i premtohet të mbyllet sistemi TIMES vetëm për 5 minuta sa të kalojë matanë kufirit. Dhe në fakt ka të drejtë. Me aq krime sa ka bérë ai nuk i mjafton jeta të shlyejë dënimet. Ca vite ia ka marrë pérsipér Gjiknuri,Ulsiu,Balla,por prapë ka shumë.

Iriqi:- Po ti nuk do mbash ca faje sipër?

Hyseni:- Unë urdhrat zbatova. I kam të ruajtura sms-të,të gjitha. I arkivoj se jeta vazhdon edhe tej Ramës, edhe pa Ramën. Dhe ne kemi Zahot tanë që duan qumësht...