ZYRTARE: Tirana kompleton sulmin, firmos kontratë 2-vjeçare me Ismael Dunga

Pas Elton Cale e Agustin Torassa, Tirana bën edhe “goditjen” e fundit në repartin e sulmit.

Klubi kryeqytetas ka firmosur me sulmuesin Ismael Dunga të cilit i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare. Paraqitja fantastike me Luftëtarin, bindi drejtuesit bardheblu për ta afruar në skuadër futbollistin nga Kenia.

Më parë Tirana ka zyrtarizuar edhe nënshkrimin me mbrojtësin e Shpresave, Kostandin Kariqi.

Njoftimi i plotë i klubit:

Ismael Dunga eshte zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi 26-vjecar ka firmosur kontraten qe e ben pjese te Tiranes per dy vitet e ardhshme. Dunga ka perfunduar kontraten me klubin e Luftetarit dhe ka zyrtarizuar sot marreveshjen bardheblu. Futbollisti nga Kenia, autori i 10 golave ne sezonin e fundit me Luftetarin, vjen si nje perforcim me vlera per sulmin e Tiranes.