Kultivonin kanabis, dy në pranga në Vlorë

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi po kultivonin kanabis.

Policia thotë se ka zbuluar rreth 750 kubikë me kanabis, që më pas do kultivoheshin në një arë. Të arrestuarit kishin hapur edhe gropat për të mbjellë kanabisin.

Ja njoftimi i policisë:

Vlorë

Goditet një tjetër tentativë  për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga dy shtetas.

Shërbimet e Policisë Selenicë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në territorin e  fshatit Vërmik, Bashkia Selenicë, Policia gjeti dhe  asgjësoi fidanë dhe kubikë ku ishin kultivuar fara  të dyshuara të llojit cannabis sattiva.

Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit H.O, 55 vjeç dhe F.A., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.