FOTO/ I shoqi i akuzohet për përvetësim pronash, Angela Martini as që do t’ia dijë!
Modelja shqiptare Angela Martini nuk shqetësohet aspak nga akuzat që rëndojnë mbi bashkëshortin e saj për përvetësim të paligjshëm pronash në Rumani.
Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetin social “Instagram” një foto ku shihet me të brendshme, e shtrirë në krevat. Tejet provokuese, Angela e ka bashkëshoqëruar fotografinë me mbishkrimin: “Sekretet janë ndërtuar që të zbulohen me kohën”.
Risjellim në vëmendje se para pak kohësh Angela Martini u shpreh për një revistë vendase se lajmet që qarkullojnë rreth Dragos Savulescu-t nuk janë aspak të vërteta dhe për më tepër, ajo i mohoi kategorikisht zërat për divorc.