Vrasje të vogla/ Oja vendos të bëhet nënë, ja ç’do ndodhë nesër

Oja fillon të ketë alergji dhe kruan vazhdimisht kokën. Ilhan ka frikë se Oja do e mbyllë klinikën dhe sheh në internet komente negative për të. Tajlan vendos të kalojë më shumë kohë në shtëpi që të jetë pranë shërbyeses.

Ai fton Mehmetin në shtëpi dhe të dy nuk i heqin sytë nga shërbëtorja duke komentuar çdo veprim të saj. Oja kërkon më shumë informacion për eksperimentin që i tregoi Elifi. Mamaja e Serhanit shkon për vizitë në klinikën e Ojas.

Merve fton në shtëpi Pelinin, Ojan dhe Arzun. Pelin habitet kur sheh Ojan duke kruajtur kokën. Merve i kërkon Ojas ta ndihmojë Rashelin në kuzhinë. Serhan habitet kur sheh Ojan në kuzhinën e shtëpisë së tij. Tajlan lavdëron shërbyesen e re.

Pelin e kupton që Tajlan ka filluar ta pëlqejë. Arzu fton Mehmetin në shtëpi dhe shkon me pushime me Enverin. Mehmetit i ikën truri kur i sheh bashkë. Oja dëshiron shumë të bëhet nënë dhe i kërkon Elifit t’ia bëjë eksperimentin.

Mamaja e Serhanit e fton Ojan për drekë. Ojan nuk e zë gjumi nga alergjia dhe vazhdon të kruajë kokën. Oja merr një zarf nga spitali dhe kujton natën kur tentoi t’i jepte fund jetës. Ajo frikësohet shumë kur natën në shtëpi ikin dritat./revistawho