E ngacmuar sek.sualisht gjatë xhirimeve, rrëfehet aktorja e njohur

Sarah Jessica Parker ka rrëfyer së fundmi se është ngacmuar sek.sualisht nga një aktor i njohur i kinemasë gjatë kohës që luante në serialin “Se.x and the City”. E teksa ka treguar se u ka dhënë ultimatum producentëve për të marrë masa kundër tij, Parker nuk ka ngurruar ta cilësojë si një paradoks të vërtetë, duke marrë parasysh faktin se “Se.x and the City” ka kontribuar masivisht në fuqizimin e grave në një botë të dominuar nga burrat.

“Mendoj se nuk ka rëndësi sa moderne dhe mendjehapur që je. Pavarësisht rolit që kisha, nuk ndihesha në pozicionin e duhur për të folur, nuk ndihesha aq e fuqishme sa ai burrë që sillej në mënyrë të pahijshme. Nuk guxoja ta thoja me zë të lartë, por kishte shumë raste kur ndodhte”-ka rrëfyer Sarah Jessica Parker.

Risjellim në vëmendje se “Se.x and the City” ndonëse nuk vjen më për publikun e gjerë në formatin e serialit, duket se do të jepet ende në ekranin e madh, me filmin e tij të tretë.