Arrestohet modelja e famshme, kishte përgatitur një tjetër surprizë

Tashmë është një nga modelet më të famshme në botë, pasi ajo arriti të futej në fushën blertë, gjatë finales së Champions-it mes Liverpulit dhe Totenhemit duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Por Kinsey Wolanski, nuk e kishte lënë me kaq, së bashku me bashkëshortin e saj Vitali Zdorovesti, kishin planifikuar të bënin një tjetër goditje të madhe.

Bëhej fjalë për finalen e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Perusë të zhvilluar në “Marakana”.

Nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Instagram”, 23-vjeçarja,pranoi se ajo dhe i dashuri i saj Vitali, nuk kishin mundur ta çonin deri në fund planin e tyre në Brazil, teksa ishin kapur nga punonjësit e sigurisë.

“E pranoj, Kupa e Amerikës fitoi, por ne përjetuam një aventurë ‘drithëruese’.  Fluturuam drejt Brazilit të kamufluar, shkuan në vendet që kishim rezervuar në stadium, por gjithçka u mbyll me shkelmat bythëve që mori Vitali nga 20 punonjës të sigurisë. Tani kemi dalë nga burgu dhe po shijojmë kohën tonë në Brazil”, shkroi Kinsey në “Instagram”.