Barcelona arrin akordin me talentin Japonez

Goditjen e 5-stë në merkato Barcelona është gati për ta kryer. Akordi me mesfushorin e talentuar, Hiroki Abe është arritur.

Pak më shumë se 1 milion euro është shuma që do të paguaj ekipi katalanas për tre-kuartistin 20-vjeçar.

Abe vjen pas 2 sezonesh me Kashima, ku tregoi një formë mjaft të mirë sportive. Fillimisht, Abe pritet të bashkohet me ekipin B të Barcelonës, për të tentuar më pas përfshirjen në atë A.