Dyshohej se vrau kunatin, policia do ta shoqëronte, vret veten 71-vjeçari. Emri

Tronditet sërish Korça. Gjatë mengjesit të sotshëm ka vrarë veten një person.

Sefedin Zenellari,71 vjeç është vetëvrarë me armë zjarri ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se 71-vjeçari është i dyshuar si autori i vrasjes së kunatit të tij, Gramoz Nakos i cili u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se kur ka shkuar policia në banesën e tij  për ta shoqëruar në lidhje me ngjarjen e djeshme, 71 vjeçari është mbyllur në dhomë dhe ka vrarë veten. Dyshohet se arma qe vrau veten te jete arma qe ka kryer krimin.

Gramoz Nako u gjet mbrëmjen e djeshme i vrarë në banesën e tij, nga bashkëshortja e tij. Çifti kishte dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi.

Nako jetonte prej vitesh në SHBA, e ndërsa mësohet se viktima ishte babai i dy fëmijëve.

Pista ku po hetohet në lidhje me këtë ngjarje është ajo e grabitjes. 

Ja njoftimi i policisë

Korçë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 7, ku në banesën e tij, u gjet i vrarë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi G.N, 57 vjeç informojmë se:

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është kunati i tij shtetasi S.Z, 71 vjeç, banues në Korçë, i cili mëngjesin e datës 09.07.2019, në momentin kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në Komisariat, ky shtetas është vetvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.