DETAJE/ Vrasja në Korçë, autori qëlloi tre herë drejt viktimës

Publikohen detaje të reja nga vrasja e 57 vjeçarit në Korçë.

Sipas News 24, dy plumba janë gjetur në trupin e viktimës ndërsa një plumb tjetër në zonën e krimit.

Ende nuk është gjetur arma e krimit.

Ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo e cila kur ka hyrë ne shtëpi e ka gjetur të pajetë.

Viktima, baba i dy fëmijeve kishte ardhur vetëm me bashkëshorten dhe do të qëndronte disa ditë pasi kishte vëllain e sëmurë.

Kujtojmë se viktima Gramoz Nako, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer në vendlindje vetëm dy ditë më parë.