U përfol për një romancë me Dj-n e njohur/ Dafina Zeqiri thyen heshtjen, tregon se a është në lidhje me të

Dafina Zeqiri ka folur rreth lidhjes me Dj Geek.

 Ka ditë që po flitej për një lidhje të mundshme mes Dafina Zeqirit dhe Dj Geek, por këto zëra ka hedhur poshtë këngëtarja.

Në një prononcim për revistën Class artistja ka thënë: “Jo, nuk jam në lidhje me Dj Geek, kanë qarkulluar ashtu lajme se jam në lidhje edhe me Pëllumb Citakun i cili është djali i dajës. Kam pesë djem në ekip dhe jemi shumë të afërt, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar. U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s’kam qenë më e lumtur”, përfundoi Dafina.