Takim Basha-Kryemadhi në selinë e PD, cilat do të jenë hapat e rradhës të Opozitës
Pas përfundimit të protestës së dhjetë të Opozitës së Bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kremadhi ka hyrë në selinë e Partisë Demokratike.
Ajo do të ketë një takim me kreun e selisë blu, Lulzim Basha.
Sipas burimeve për Syri.net, takimi konsiston në hapat e mëtejshëm që do të ndjekë opozita e bashkuar.
Në takim, Kryemadhi shoqërohet nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.