Dita e parë e Hazard te Reali, prezantohet me Zidanen dhe shokët e skuadrës

Real Madridi i Zinedine Zidane ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri.

Eden Hazard, Ferland Mendy, Rodrygo Goes, Luka Jovic e talenti japonez, Takefusa Kubo, u grumbulluan për herë të parë për të qenë nën urdhëratë e Zinedine Zidanes.

Gareth Bale, me të ardhmen në ajër gjithashtu iu bashkua ekipit për të kryer testet mjekësore para se të niset drejt Amerikës.

Zidane ka në dispozicion pothuajse të gjithë lojtarët, përveç Casemiros, Eder Militaos, që luajtën me Brazilin në Kupën e Amerikës si dhe Vallejo e Ceballos, të cilët ishin pjesë e triumfit të Spanjës në Evropianin e 21-vjeçarëve.

Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Arsenal – këta janë tre kundërshtarët e Los Blancos në parasezonin që do të zhvillojnë në Amerikë, ndërsa më pas do të kthehen në Evropë për t’i zhvillua dy ndeshje miqësore, në Audi Cup në Gjermani.

Dita e parë e Eden Hazard në qendrën stërvitore të Real Madridit, takimi me Thibaut Courtois, shokun te skuadra e Belgjikës.